Serwer: Kosova dhe Serbia të bisedojnë për çështjet praktike
Në një intervistë për "Zërin e Amerikës" Server ka theksuar se hapi tjetër pas miratimit të rezolutës në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara duhet të jetë bisedimet për çështjet praktike të cilat të dyja palët duhet të zgjidhin.
Ai thotë se Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë për të zgjidhur çështjet praktike, pavarësisht nga mosmarrëveshjet mbi statusin.
"Mendoj se hapi tjetër duhet të jetë bisedimet për çështjet praktike të cilat të dyja palët duhet të zgjidhin: tregëtia, çështjet e shtetësisë, levizjen e lirët të qytetarëve, njohja e dy anshmme e dokumenteve. Janë qindra çështje që duhet të zgjidhen mes Kosovës dhe Serbisë pavarësisht nga statusi i mardhënieve diplomatike mes dy vendeve. Është koha t'i jepet përparësi këtyre çështjeve edhe të bëhen lëvizje përpara" theksoi Server.
Në lidhje me veriun e Kosovës, Server thotë se ndarja nuk është zgjidhje e duhur megjithëse palët duhet të bisedojnë mbi këtë çështje.
Korrupsioni dhe qeverisja e mirë janë sfidat më të mëdha të Kosovës për të fituar më shumë njohje.
"Korrupsioni duhet të gjykohet nga opinioni publik e ajo që është më e rëndësishme kjo duhet të zgjidhet nga gjykatat dhe sistemi i drejtësisë. Por të jemi të qartë se ky është problemi më i madh i Kosovës për të marr më shumë njohje", ka theksuar Server.
Kosova dher populli i saj sipas tij janë sjellur në mënyrë shembullore në përpjekjet për implementimin e planit të Ahtisarit dhe të ruajtjen qetësisë në këtë periudhë kur Serbia vazhdon provokimet kundër saj.
Ai ka theksuar se tani problemi më i madh është eliminimi i korrupsionit dhe qeverisja e mirë. E kundërta e korrupsionit nuk është anti-korrupsioni sipas tij por është qeverisja e mirë.