Serwer: Këmbimi i territoreve nuk është ide e mire për Ballkanin
Washington, 29 prill - Para pjesëmarrësve në nënkomisionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, ku u diskutua për Kosovën dhe Serbinë, Analisti amerikan dhe profesor Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins ka vlerësuar se këmbimi i territoreve nuk është ide e mire për Ballkanin.
Çdo diskutim për këmbim territori do të sillte destabilitet në Bosnje, Maqedoni dhe në vetë Serbinë, ka theksuar analisti Serwer.
Serwer ka shprehur interesin e tij për implementimin e kësaj marrëveshje, që do të ndikoj në stabilitetin dhe paqen në rajon.
Ai e ka cilësuar marrëveshjen si një hap para për proceset e pajtimit në Ballkan, ndërsa me këtë ka inkurajuar implementimin e saj në praktikë.