Serwer: 23 anëtarët e BE-së nuk do ta pranojnë Serbinë
Washington, 29 prill - Të 23 anëtarët e BE-së që e kanë njohur Kosovën nuk do ta pranojnë Serbinë si anëtare pa njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, tha diplomati amerikan, Daniel Serwer.
Duke folur rreth njohjes së pavarësisë nga Serbia, Serwer ka thënë se Serbia de fakto e ka njohur Kosovën me marrëveshjet brenda dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai po ashtu ka folur rreth zgjedhjes së kryeministrit të ri serb, Aleksandar Vucic.
Në parimin e bazuar për të bërë gjëra të mëdha, por potencialisht jopopullore, duhet vepruar sa më shpejt të jetë e mundur në mandatin e ri, këtu qëndron këshilla ime, si përgjigje ndaj pyetjeve të kolegëve, ka thënë diplomati amerikan, Daniel Serwer në një intervistë të tij të dhënë së fundi, e të publikuar edhe në blogun, peacefare.net.
Lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, Serwer ka thënë se Serbia defakto e ka njohur Kosovën me marrëveshjet brenda dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit..