Server: Zgjedhjet, test për zbatimin e marrëveshjes
Washington, 23 shtator - Analistë të njohur amerikanë për çështje të Ballkanit vlerësuan se pjesëmarrja e pakicës serbe në zgjedhjet komunale në Kosovë është e rëndësishme për Kosovën.
Njëri prej tyre, Daniel Server tha për Zërin e Amerikës se këto zgjedhje do të jenë test për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.