23 Dhjetor 2024

Server: Serbia, e detyruar të zbatojë vendimin e GJND

SHBA, 30 korrik - Serbia është e detyruar moralisht të respektojë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pasi e kërkoi vetë atë.

Kështu është shprehur eksperti i çështjeve të Ballkanit Daniel Server në një intervistë për VOA duke analizuar vendimin e GJND-së për pavarësinë e Kosovës.

"Serbia e kërkoi vetë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kështu që është edhe më e detyruar që ta respektojë, sesa Prishtina që nuk e kërkoi atë. Është vërtet vetëm opinion, por moralisht krijon detyrim derisa e kërkuan vetë. Nuk e kam parë ende këtë vullnet të mirë nga Beogradi" theksoi Server.

Sipas tij opinioni i Gjykatës eliminon një pengesë për të ecur përpara duke shtuar se gjërat do të ecin dhe Beogradi dhe Prishtina do të ulen dhe të diskutojnë çështjet e shumta praktike që duhet të zgjidhen mes tyre.

"Ka ardhur koha që Beogradi të pranojë atë që është e qartë për pjesën tjetër të botës. Dhe do të jetë e qartë se çfarë mendon pjesa tjetër e botës kur të ketë më shumë njohje. Mendoj se ajo që realizon dhënia e opinionit është zhvendosja e vëmendjes nga gjykata tek njohjet. Do të jetë interesante të shohim a do të jetë në gjendje Kosova të sigurojë njohjen e mbi 100 vendesh, një shifër që përbën në një farë mënyre kufirin e nevojshëm" theksoi më tej Sever.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)