27 Dhjetor 2024

Server: Ndarja e Kosovës destabilizon Maqedoninë

Shkup, 9 gusht - Propozimet për ndarjen e Kosovës do të shkaktojnë tensione, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë, thotë Daniel Server, profesor në Universitetin Xhons Hopkins në Washington.

Duke komentuar deklaratat e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, për destabilizimin e mundshëm të Maqedonisë, në rast se rrezikohet sovraniteti i Kosovës, analisti amerikan thekson se, roli i duhur i liderëve shqiptarë në Maqedoni do të ishte të përpiqen për të siguruar që forcat politike panshqiptare të mos e përdorin këtë situatë, por kjo sipas tij, nuk do të jetë e lehtë.

Ai thotë se, Marrëveshja e Ohrit i ka bërë faktor të rëndësishëm shqiptarët në Maqedoni.

“Një gjë, megjithatë, është e qartë: Shqiptarët e Maqedonisë kanë një rol shumë më të fuqishëm në Shkup, pjesërisht për shkak të marrëveshjes së Ohrit, se sa që do të kishin në çdo Shqipëri të madhe”, është shprehur Server për Utrinski Vesnkik, transmeton agjencia e lajmeve INA. 

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit e shpëtoi dhe konsolidoi shtetin e Maqedonisë.

“Kjo, sipas mendimit tim, është një arritje e madhe. E kam vështirë ta imagjinoj se në Maqedoni  ka njerëz, shqiptar, maqedonas dhe të tjerë,  të cilët mendojnë se sot do të kishte qenë më mirë sikur të mos ishte kjo Marrëveshje”, ka shtuar Server.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)