06 Maj 2024

Server: Izolimi i Kosovës nxit ndjenjën nacionaliste

Prishtinë, 27 gusht - Analisti amerikan Danier Server ka deklaruar se Kosovës duhet t`i hiqen sa më parë vizat, me kusht që institucionet e saj t`i përmbushin të gjitha kërkesat.

Në një intervistë për një gazetë kosovare Server ka theksuar se nëse nuk ndodh një gjë e tillë atëherë në Kosovë do të humbiste ndjenja proeuropiane dhe do të inkurajohej ndjenja nacionaliste dhe sipas tij kjo nuk duhet të ndodhë.

Duke iu referuar ndërhyrjes së qeverisë kosovare në veri, Server e ka cilësuar atë si jo të vonuar dhe kjo sipas tij tregon se ekzekutivi ka arritur që të kthejë përsëri në axhendë çështjen e veriut.

“Prishtina duhet të jetë e qartë dhe këmbëngulëse, në mënyrë që të arrijë ri-integrimin e veriut, por kjo gjë është e mundshme nëse ekziston një vullnet i fuqishëm politik”, ka thënë Server.

Sipas tij, Kosova ka ende nevojë për EULEX-in, pavarësisht se ky mision evropian është treguar më i ngadalshëm sesa që është pritur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)