11 Janar 2025

Server: Autonomia serbe e ndan Kosovën në dy entitete

Washington, 14 mars - Analisti Daniel Server i Fakultetit të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, thotë se Serbia vazhdon të ketë pretendim territorial mbi gjithë Kosovën.

“Kjo për mua është e bën marrëveshjen të pamundur. Nuk e imagjinoj dot se si mund të ecet përpara nëse ky pretendim vazhdon të ekzistojë. Unë e di që Serbia nuk hyn dot në BE nëse vazhdon me këtë pretendim”, tha Server për “Zërin e Amerikës”.

Server thotë se edhe nëse sikur 21 nga 22 vendet e BE-së që e njohin Kosovën të binin dakord të anëtarësonin Serbinë pa vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, Gjermania nuk do ta lejonte një gjë të tillë.

Sipas Serverit, Beogradi nuk mund të shpresojë të përfitojë nga Plani Ahtisaari kur nuk e ka njohur atë.

“Nuk mund të pretendosh të drejtat e tua mbështetur në një marrëveshje që nuk e ke nënshkruar, pa pranuar përgjegjësitë e asaj marrëveshjeje”, tha ai.
Server thotë se Beogradi duhet të gjejë një mënyrë që ta njohë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës duke pretenduar njëkohësisht disa të drejta në bazë të planit Ahtisaari dhe mund ta bëjë këtë duke dërguar një ambasador ose duke lejuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Thelbi i mospërputhjes së qëndrimeve mes dy vendeve është se Serbia do që institucionet lokale në Veri të kenë kompetenca ekzekutive, ndërsa Prishtina flet për asocacion. Server thotë se Plani Ahtisaari parashikon disa kompetenca ekzekutive, ndërsa zoti Kesic thotë se thelbi është a mund të miratojë veriu ligje veç nga institucionet në Prishtinës.

“Beogradi do që veriu të ketë atë nivel autonomie që i lejon veriut miratimin e ligjeve lokale, kontrollin e policisë lokale dhe gjykatave, sistemit shëndetësor dhe arsimit dhe Prishtina e sheh këtë si Ahtisaari Plus. Për ata çdo gjë përtej planit Ahtisaari është e papranueshme”.

Por për analistin Server kjo është e papranueshme, pasi do ta ndante Kosovën në dy entitete dhe do ta bënte shumë të vështirë kualifikimin e saj për në BE.

“Duhet të ketë reciprocitet. Nëse Serbia nuk do polici dhe gjykata kosovare në Preshevë, nuk e kuptoj se pse e kërkon këtë për Veriun e Kosovës”.

Por Server thotë se megjithëse zonja Eshton po bën të gjitha përpjekjet për një marrëveshje dhe Shtetet e Bashkuara po e përdorin ndikimin e tyre ndaj Prishtinës, Kosova, si vend sovran duhet ta marrë vetë vendimin për çka është e pranueshme dhe çfarë jo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)