Sërish paralajmërohen protesta masive në Shkup
Shkup, 7 korrik - Sërish paralajmërohen protesta masive në Shkup. Sipas thirrjes e cila tani më qarkullon dhe shpërndahet në rrjetet sociale, priten që këtë të premte me datë 11 protesta të reja menjëherë pas namazit të xhumasë. Vendi i nisjes si që thuhet në këtë apel është nga Çairçanja.
Organizatori nuk dihet. Kërkesa është: Të lirohen të burgosurit tanë duke menduar për gjashtë të burgosurit me burg të përjetshëm të rastit Monstra i cili në opinionin shqiptar besohet të jetë rast i montuar politik si dhe kundër rasteve të montuara gjyqësore dhe politike ndaj shqiptarëve të Maqedonisë që si duket janë disa që kanë ndodhur vetëm pas viti 2001.