18 Maj 2024

Serbisë, statusin “jo”, por inkurajim për në mars 2012

Bruksel, 5 dhjetor - Insistimi i zyrtarëve të BE-së që me tri ditë maratonike në rundin e tetë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet së paku një marrëveshje ia ka rritur gjasat Serbisë që të marrë statusin e kandidatit, por jo kësaj radhe.

Sipas disa diplomatëve të vendeve kyç të BE-së, të cilët i ka kontaktuar “Koha Ditore” gjatë fundjavës, duket se marrëveshja nuk do t’i ndihmojë Serbisë ta arrijë qëllimin këtë javë, por në mars 2012.

Menjëherë pas arritjes së Marrëveshjes së pagëzuar si IBM zyrtarët e Komisionit Evropian, por edhe Robert Cooper dhe njerëzit e tjerë të Këshillit, janë vënë në veprim për ta shfrytëzuar këtë rezultat si argument për t’i ndihmuar Serbisë.

Madje, sipas diplomatëve, në këto përpjekje është thënë se “marrja e statusit të kandidatit nga ana e Serbisë do të mund të ndihmojë në vazhdimin e dialogut, ndërsa në të kundërtën do të jetë më e vështirë që Serbia të mbetet konstruktive”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)