22 Dhjetor 2024

Serbia vështirë të hyjë në BE pa e njohur Kosovën

Vjenë, 20 shkurt - Deputet austriak në Parlamentin Evropian, Hannes Swoboda cili është edhe nënkryetar i socialistëve evropianë dhe raportues i PE për Kroacinë, konsideron se “Bashkimi Evropian nuk mund të kërkojë nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse disa shtete të BE-së po ashtu nuk e kanë njohur atë”.

Në një deklaratë për gazetën serbe “Politika”, ai ka vlerësuar se “një zgjidhje megjithatë duhet të arrihet” para hyrjes së Serbisë në BE.

Gazeta përkujton se në paraqitjen para deputetëve të PE në Strasburg Swoboda pos tjerash ka thënë se “askush nuk e di formulën sipas të cilës Serbia ndonëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës mund të hyjë në BE” dhe se “kjo do të jetë formulë e vështirë diplomatike, të cilën Serbia duhet ta gjejë”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)