27 Dhjetor 2024

Serbia u kërkon ndihmë ndërkombëtarëve

Beograd, 26 korrik - Presidenti i Serbisë Boris Tadiç dhe dhe kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç, kanë reaguar pas vënies nën kontrollin e Policisë së Kosovës të dy vendkalimeve kufitare me Serbinë, duke i kërkuar ndihmë ndërkombëtarëve.

Presidenti serb ka kontaktuar me Komisionin Evropian, OKB-në, NATO-n dhe institucionet tjera ndërkombëtare, duke i kërkuar të ndërhyjnë për tërheqjen e trupave të policisë së Kosovës nga kufiri me Serbinë.

Më herët ka reaguar edhe Borko Stefanoviç, i cili i ka bërë thirrje Prishtinës që njësitë e policisë së Kosovës të tërhiqen nga postblloqet që i morën nën kontroll mbrëmjen e të hënës dhe qytetarët serbë do të tërhiqen nga bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)