Serbia u kërkoi serbëve te veriut të Kosovës zbatimin e marrëveshjeve
Beograd, 6 mars - Serbia po mundohet që autoritetet e veriut të Kosovës të banuar me serbë që të zbatojnë çfarëdo marrëveshjeje të arritur në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Burime të gazetës Koha Ditore të përfshira në procesin dialogues kanë thënë se Aleksandër Vuçiq është ngarkuar me detyrën për ti bindur liderët lokalë që të zbatojnë marrëveshjet eventuale. Vuçiq është zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Serbisë dhe ministër i Mbrojtjes i po kësaj Qeverie.
Ka qenë pjesë e diskutimeve të mëhershme në Bruksel edhe çështja e implementimit të marrëveshjeve në veri. Vuçiq është identifikuar si personaliteti që ka ndikimin më të madh dhe ka mbetur që ai të mbajë kontakte të vazhdueshme me politikanët me ndikim në këtë pjesë, ka thënë burimi.