Serbia: Topi është në anën e Bashkimit Evropian
Beograd, 23 nëntor - Serbia tha sot se topi është në anën e Bashkimit Evropian, pasi bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel rifilluan.
Zëdhënësi i qeverisë serbe, Millivoje Mihajlloviq, i tha agjencisë së lajmeve BETA se \"topi tani është në anën e BE-së dhe jo vetëm sa i përket 9 dhjetorit, dita kur BE pritet të vendosë nëse do t ia japë Serbisë statusin e kandidatit, raporton REL.
Prishtina nuk po tërhiqet nga qëllimi i saj për të përdorur dialogun drejt konfirmimit të pavarsisë së Kosovës, e që Beogradi ka refuzuar ta njoh, tha Mihajlloviq.
Por homologja e tij kosovare, Edita Tahiri, u ankua për progresin e ngadaltë të bisedimeve.
\"Unë besoj se ne jemi në një situatë të cilën e kemi sjellur deri te dokumentet të cilat nuk do të zbatohen\", tha Tahiri për të përditshmen serbe Politika.