11 Janar 2025

Serbia të eliminojë institucionet paralele në veri

Beograd, 19 nëntor - Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Heinz Wilhelm, ka theksuar se përparimi në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm, në mënyrë që Serbia të marrë dritën e gjelbër për datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, nga Serbia askush nuk kërkon që ta njoh pavarësinë e Kosovës, por normalizimin e marrëdhënieve dhe heqjen dorë nga bllokimi i Kosovës në procesin e anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare.

Wilhelm ka theksuar për “Dnevnik” të Novi Sadit, se Gjermania nuk heq dorë nga insistimi që Serbia të eliminojë institucionet e saj paralele në veri të Kosovës.

”Kjo sidomos ka të bëjë me heqjen e strukturave parapoliciore dhe paraushtarake si dhe me organet e saja të drejtësisë”, ka thënë ambasadori gjerman.

Plani i Ahtisaarit, sipas tij, parasheh autonomi të gjerë kur është fjala për qeverisjen lokale, kulturë, arsimi.

Ai ka deklaruar se këto janë përfitimet që komuniteti serb duhet t’i shfrytëzojnë plotësisht.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)