Serbia ta zgjidhë çështjen e Kosovës para hyrjes në BE
Beograd, 10 mars - Serbia doemos të gjejë mënyrë se si ta zgjidhë çështjen e Kosovës para se të hyjë në Bashkimin Evropian (BE).
Këtë të martën në Beograd e deklaroi ish-sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Valter Shvimer, duke theksuar me këtë rast se nevojitet zgjidhje inovative për Kosovën.
Shvimeri, në ligjëratën e mbajtur në Universitetin Megatrend, tha se BE-ja nuk dëshiron që sërish ta bëjë gabimin e së kaluarës kur e pranoi Qipron në anëtarësi të plotëfuqishme, para zgjidhjes së çështjes qipriote.