Serbia së shpejti publikon platformën për Kosovën
Beograd, 13 dhjetor - Ministri serb i drejtësisë, Nikolla Selakoviq, ka deklaruar sot se kreu shtetëror serb do të publikojë në ditët e ardhshme platformën që Beogradi ka hartuar për Kosovën.
"Kreu shtetëror në ditët e ardhshme do ti publikojë informacionet për platformën e përbashkët të hartuar për Kosovën, i ka thënë Selakoviq, agjencisë serbe të lajmeve Beta.
Në anën tjetër, presidenti i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se platforma është në fazën finale dhe se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, do ta prezantojë atë në Kuvend të hënën, më 17 dhjetor.