09 Janar 2025

Serbia s`do të shpallë zgjedhjet në Kosovë

Beograd, 22 shkurt - Serbia nuk do të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit serb, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, e cila, sipas ligjit, nënshkruan zgjedhjet lokale.

Ajo ka deklaruar për revistën "Novi Magazin" se me Rezolutën 1244 Serbia ka ndërmarrë obligime që e kufizojnë por që duhet t`i respektojë, prandaj edhe “nuk do të nënshkruhen zgjedhjet në veri”.

“Në lidhje me këtë, nuk ka nevojë të pëshpëritet, por të flitet publikisht”, ka thënë ajo.

Serbia, deri më tani, ka mbajtur disa herë zgjedhje në Kosovë, por rezultati i tyre nuk është njohur si i ligjshëm as nga autoritetet kosovare, as nga ato ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)