10 Janar 2025

Serbia, sanksione disa vendeve që s`e kanë njohur Kosovën!

Beograd, 19 prill - Beogradi, për shkak të detyrimeve ndaj Brukselit, janë të detyruara t`u vendosin sanksione një numër të madh shtetesh, ndaj të cilave Bashkimi Evropian ka marrë këto masa.

Problemi që po e shqetëson Serbinë është se në mesin e këtyre vendeve janë disa që nuk e kanë njohur Kosovën, e të cilat ajo i konsideron si “vende mike”.

“Serbia me fitimin e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka për detyrë të harmonizojë edhe politikën e jashtme me atë të vendeve të BE-së. Është shqetësuese fakti që mund të detyrohemi tu vëmë sanksione edhe disa vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë një burim zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, njoftojnë portali serb “S media”.

“Ka vende ndaj të cilave BE-ja ka vendosur sanksione të plota, si Bjellorusia, por ka edhe vende ndaj të cilave ka sanksione të lehta ekonomike si: Kina Irani, Iraku Moldavia, Sudani, etj., sanksione këto që nuk jemi të detyruar t`i zbatojmë në përpikëri derisa nuk jemi anëtarë të unionit” shtoi ai.

Por ish ambasadori i Serbisë në Gjermani, analisti Ognjen Pribiceviç, ka thënë se Serbia mund të detyrohet tu vendosë sanksione këtyre vendeve, dhe sipas tij, është normale derisa ka zgjedhur rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)