25 Dhjetor 2024

Serbia, propozim OKB-së për hetimin e trafikimit me organe

Beograd, 20 prill - Pas konsultimeve me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiç i ka dërguar të martën një letër sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon duke i bashkëngjitur propozimin e Serbisë lidhur me hetimin për trafik organesh në Kosovë.

Jeremiç ka përsëritur se "çështje kyçe" është që mandatin për hetime për trafikim me organe ta ketë Këshilli i Sigurimit si dhe që të shmangen "standardet e dyfishta" ndaj krimeve të luftës, duke theksuar se deri më tani krimet e kryera në territorin e ish-Jugosllavisë janë hetuar me mandat të Këshillit të Sigurimit.

"Pasi sekretari i përgjithshëm t`ua përcjellë letrën dhe propozimin e Serbisë vendeve anëtare të KS, do të fillojnë konsultimet në kuadër të KS", ka thënë Jeremiç, duke shtuar se me kolegët rusë është arritur një marrëveshje se në ç`mënyrë të zhvillohen konsultimet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)