Serbia pritet te jetë porta hyrëse e Kinës në Evropë
Beograd, 16 shkurt - Kina dhe Serbia do të nënshkruajnë shumë shpejt një marrëveshje shumë milionë euroshe, e cila do të jetë e para e këtyre përmasave për Kinën në infrastrukturën evropiane.
Bëhet fjalë për ndërtimin e urës mbi Danub në Beograd. Serbia shpreson të kthehet në portën e Kinës në Ballkan dhe në Evropë.
Si pjesë e strategjisë kineze, për të ecur përpara në planin global, Evropa ka një vend të rëndësishëm e në këtë kuptim, Serbia është zgjedhje e mirë, thotë kryetarja e Zyrës së tregtisë së Serbisë.
Kina pas investimeve të mëdha në Afrikë dhe në Azi po kërkon të zgjerojë ndikimin në Ballkan dhe në Evropën Lindore, raportojnë agjencitë e lajmeve.