Serbia pret ndihmën e SHBA-së për Kosovën

Beograd, 20 shtator - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se është në interes të vendit të tij që të vendosë marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara.
Ai i ka bërë këto komente gjatë takimit me ambasadorin e ri të SHBA-së në Beograd, Majkëll Kirbi.
Daçiç po ashtu ka thënë se Qeveria e Serbisë angazhohet që problemet në Kosovë të zgjidhen me dialog.
Në këtë drejtim, ai ka thënë se pret ndihmën e Shteteve të Bashkuara që të arrihet një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme, \"duke respektuar interesat legjitimë të serbëve dhe të shqiptarëve.
Kirbi, nga ana e tij, ka theksuar rëndësinë e krijimit të një klime të favorshme për investimet amerikane në Serbi, raportojnë mediat në Beograd.