11 Janar 2025

Serbia pranon zhbërjen e strukturave paralele

Bruksel, 21 shkurt - Në takimin e zhvilluar në Bruksel Serbia ka pranuar zhbërjen e strukturave të saj paralele, ndërsa për rregullimin politik të Veriut, Ivica Dacic ka kërkuar disa ditë kohë. 

Burime të Express thonë se Ndërmjetësi ka propozuar krijimin e asociacionit të komunave veriore. Zgjidhja është e pranueshme edhe për Prishtinën dhe marrëveshja mund të arrihet në takimin e radhës.

“Për herë të parë edhe pala serbe e ka pranuar se funksionimi i institucioneve të Serbisë në Kosovë është në kundërshtim edhe me Rezolutën 1244”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në dialog.

Sipas tij, BE ka propozuar planin për krijimin e një asociacioni të komunave veriore, që pastaj do të integrohej në mekanizma europianë për qeverisjen lokale dhe rajonale. I njëjti propozim është përkrahur edhe nga Prishtina, ndërkohë Express e ka botuar këtë plan më 5 janar.

Sipas planit, komunave veriore u ofrohet anëtarësim në mekanizma specifikë europianë që promovojnë bashkëpunimin komunal dhe rajonal e në të cilat kryesisht anëtarësohen asociacionet e komunave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)