Serbia pranë katastrofës

Beograd, 7 nëntor - Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Cedomir Jovanovic, ka thënë se me programin e tij, të quajtur Ndryshimi, synon ta parandalojë katastrofën e re nacionale serbe.
"Serbisë nuk i duhet falli për atë se çfarë do të ndodhë për 30 vjet, e as politika e re e Gazimestanit. Ne duhet të mendojmë për atë se çka na pret për tre muaj. Asgjë nga serbët dhe Serbia në Kosovë nuk do të mbetet, nëse më 9 dhjetor Serbia ndalet dhe nëse jetën dhe fatin tonë e lidhim me barrikada, ka thënë ai për Tanjug.
Sipas tij, tia marrësh Serbisë të ardhmen evropiane do të thotë ta fusësh në vetizolim.
Serbia është shoqëria më e varfër evropiane, me pagat dhe pensionet më të ulëta, me normat më të larta të papunësisë, investimet më të pakta, rritjen më të lartë të borxhit, sistemin më jofunksional të arsimit dhe largimin më të madh të trurit në Evropë, e këto janë pasojë e politikës së gabuar të Serbisë.