Serbia përshëndet zgjedhjet në Kosovë
Beograd, 5 dhjetor - Serbia ka përshëndetur, dje, mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë. Rezultati i zgjedhjeve do të kontribuojë dukshëm në themelimin e bashkësisë së komunave serbe, ka deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
\"Në veçanti çmojmë përpjekjet e OSBE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare, që votimet kaluan në paqe e qetësi, dhe ky është një hap i mëtejshëm në drejtimin e forcimit të besimit të ndërsjellë dhe të stabilitetit në Kosovë\", -thuhet më tej në njoftimin për shtyp të MPJ-së së Serbisë.
Më tej në njoftim theksohet se Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve.