11 Janar 2025

Serbia për Kosovën do të tërhiqej nga rruga për integrim evropian

Prishtinë, 16 tetor - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, deklaroi se Serbia do të tërhiqej nga rruga për integrim evropian, nëse zyrtarisht i paraqitet kushti që të zgjedhë ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

“Nëse zyrtarisht na paraqesin kushtin: Evropa ose Kosova – do të heqim dorë nga rruga evropiane”, tha Nikolliq dhe shtoi se “këtë e kam thënë në fushatë dhe populli im nuk do të befasohej, nëse këtë e propozoj”.

Mëtutje, zoti Nikolliq, i tha gazetës Veçernje Novosti, se Serbia e ka arritur nivelin e rregullimit, i cili i mundëson që të mund të llogarisë në anëtarësim të Bashkimit Evropian, por Brukseli e mbanë në distancë për shkak të Kosovës.

“Mund të na mbajnë edhe 100 vjet, por ne nuk do ta ndërrojmë qëndrimin tonë”, për këtë çështje, tha Nikolliq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)