22 Dhjetor 2024

Serbia paralajmëron ofensivë për të drejtat e serbëve në Kosovë

Beograd, 18 shkurt - Dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia paralajmëroi ofensivë të re për të drejtat e serbëve në Kosovë.
 
“Në kuptimin diplomatik beteja për Kosovën ka tre prioritete. I pari është ndërprerja e njohjes së pavarësisë së vetëshpallur, i dyti është ndërprerja e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe prioriteti i tretë është tërheqja e vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq.
 
Diplomacia serbe konsideron se në dy prioritetet e para ka qenë e suksesshme, meqë dy të tretat e vendeve, ende nuk kanë njohur Kosovën, ndërsa përveç në FMN dhe Bankën Botërore, Kosova nuk u bë anëtare e asnjë bashkësie ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)