Serbia pajtohet për vazhdimin e dialogut më Kosovën
Beograd, 7 tetor - Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë - Serbi, Robert Cooper, ka arritur ti bindë zyrtarët serbë që të kthehen në dialog, gjë që është konfirmuar nga shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic.
Në bisedën me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper, është arritur që dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë, tha Stefanovic mediat serbe.
Dialogu Prishtinë-Beograd u ndërpre ditë më parë, për shkak se Serbia dështoi ta përfshijë në tryezë çështjen e pikave kufitare të Veriut të Kosovës.
Sipas mediave kosovare ende nuk dihet se me çfarë kushte është kthyer Serbia në dialog apo nëse ajo është pajtuar se për doganat nuk mund të bisedohet në Bruksel.