Serbia: OKB të hetojë raportin e Martit
Beograd, 16 shkurt - Serbia do të kërkojë sot në Këshillin e Europës që të nisin hetimet për raportin e komisionerit të Këshillit të Europës Dick Marty.
Ministri i jashtëm, Vuk Jeremiç ka deklaruar se do ta prezantojë kërkesën e Serbisë për t`i dhënë mandat OKB-së në hetimin e raportit të Dick Martit për trafikim organesh me njerëz.
Të gjitha krimet gjatë luftërave në ish Jugosllavi janë hetuar nga OKB. Prandaj ky rast nuk është i ndryshëm, ka thënë Jeremiç.
Sipas tij, EULEX-i nuk mund ta udhëheq një proces të ri vetë sepse nuk ka juridiksion në të gjitha vendet ku duhet të kryhen hetimet. Ai ka paralajmëruar lobim me të gjitha vendet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ti dhënë mandat të ri një mekanizmi që do të hetonte rastin e Martit.