10 Janar 2025

Serbia nuk përkrah referendumin e serbëve boshnjakë


Beograd, 3 shtator - Presidenti serb Tomisllav Nikoliç dhe kryeministri Aleksandër Vuçiç nuk përkrahin referendumin e planifikuar për festën zyrtare të Republikës Boshnjake Srpska.

Mirëpo, ata në asnjë mënyrë nuk dëshirojnë të ushtrojnë presion për ndërrimin e pozitave të politikanëve të zgjedhur në mënyrë legjitime në republikë.

Në një njoftim të përbashkët dërguar mediat pas një takimi me përfaqësues të serbëve boshnjakë, zotërinjtë Nikolliç dhe Vuçiç theksojnë, se politika e Serbisë është për respektimin e sovranitetit të Bosnje e Hercegovinës dhe të Republikës Boshnjake Srpska. Presidenti i Republikës Srpska Millorad Dodik tha, se nuk do të heqë dorë nga referendumi, në të cilin banorët e Republikës Boshnjake Srpska duhet t’i përgjigjen pyetjes, a janë dakord, që festa e këtij shteti të vogël të mbetet më 9 janar – datën, në të cilën në vitin 1992, tre muaj para konfliktit në Bosnjë, u shpall “Republika e popullit serb”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)