13 Janar 2025

Serbia nuk mundet ta definojë Kosovën si të veten

Beograd, 15 nëntor - Një plan i detajuar i Beogradit për ta fuqizuar mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës në fund të dialogut me Prishtinën mund të dështojë.

Beogradi do ta ketë vështirë që ta miratojë ligjin kushtetues ku do të merrte obligim ligjor që t`i zbatojë marrëveshjet me Prishtinën por do ta definonte Kosovën si njësi autonome në kuadër të Serbisë.

Një veprim të tillë, parlamenti i Serbisë nuk do të mund ta bëjë nëse në janar nis dialogun për anëtarësim në BE, shkruan “Tribuna”.

Në strategjinë për dialogun e anëtarësimit të prezantuar nga shtetet anëtare të BE-së, shkruhet se gjatë dialogut për anëtarësim Serbia nuk do të duhet të bëjë veprime që shkojnë ndesh me frymën e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

“Në përpjekjet e saj që të harmonizohet me EU aqquis, Serbia duhet që të sigurojë se legjislacioni që adoptohet, përfshirë fushën gjeografike, nuk shkojnë në kundërshti me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në dokumentin e publikuar javë më parë nga gazeta Tribuna.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)