Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE pa u pajtuar me fqinjët
Paris, 6 tetor - Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian derisa nuk pajtohet me fqinjët.
Kështu ka deklaruar ministri francez i Çështjeve Evropiane, Zhan Leoneti, në prag të vizitës së tij në Kroaci dhe Serbi.
Ai tha se do ti përcjellë Serbisë mesazhin se Bashkimi Evropian nuk mund ta pranojë në radhën e vet një shtet që ka konflikte me fqinj dhe që nuk është pajtuar me ta.