Serbia nuk i përkrah serbët e veriut
Beograd, 2 maj - Kërkesat dhe pretendimet e serbëve të veriut nuk përkrahen nga zyrtarët e lartë serb. Edhe kryeministri i serbisë Ivica Daciq, edhe zv/kryeministri Aleksandër Vulin kanë shprehur qëndrimet dhe mendimet e tyre për mospajtim me serbët e veriut.
Në fillim të javës mes tyre pati një takim bisedues në Beograd, ku zyrtarët e qeverisë serbe kanë theksuar se Marrëveshja me Kosovën do të respektohet dhe nuk do të ketë referendum.
\"Nëse Marrëveshjen me Prishtinën e nënshkruan dikush nga Qeveria dhe këtë e pranon Kuvendi, atëherë është e qartë se ajo duhet të zbatohet. Vetëm se kjo është çështje si ta bëjmë këtë me pajtim të popullit, ka thënë zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vuçiq për B92, i cili njohësish ka paralajmëruar se do ta vizitojë Kosovën më së largu gjatë javës së dytë të majit.