Serbia nuk duhet lejuar të hyjë në BE nëse nuk njeh Kosovën
Helsinki, 28 korrik - Martti Ahtisaari, fituesi i çmimit Nobel për paqe,i cili ka qenë edhe i dërguar i OKB-së për çështjen e statusit tëKosovës është shprehur se Serbia nuk duhet lejuar të hyjë në BE nëse ajonuk njeh Kosovën.
Serbinë nuk do ta lejoja të hyjë në BE derisa nuk e njeh Kosovën. Serbia që moti e ka humbur të drejtën në Kosovën. Ajo me vite të tëra është sjellë keq ndaj kosovarëve, tha Ahtisaari nga selia e institutit për paqe Crisis Management Initiative.
Besoj se së shpejti edhe shteti i 100-të do ta njohë Kosovën, theksoi ai. Momentalisht 91 shtete e kanë njohur Kosovën, por në mesin e tyre nuk janë edhe pesë vende të BE-së, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro.