Serbia nuk do të shuajë institucionet në veri
Beograd, 16 nëntor - Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, as që do të shuajë institucionet në veri.
Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq i cili ka theksuar se Beogradi do të bëjë transparente financimin e institucioneve në veri të Kosovës dhe do të ftojë institucionet e Bashkimit Evropian për të pasur qasje komplete në to.
Çështja e kishës, e pronës shtetërore dhe private në Kosovë, krahas rrezikimit konstant të sigurisë së serbëve, gjithashtu paraqet probleme të rëndësishëm që duhet zgjidhur që tani, ka theksuar Stefanoviq.