09 Janar 2025

Serbia nuk do të largojë institucionet nga Kosova

Beograd, 23 mars - Serbia nuk do të heqë institucionet e saj në Kosovë, pavarësisht nëse zgjedhjet serbe do të mbahen ose jo.

Përgjigjja e shefit të UNMIK-ut, për kërkesën e Serbisë së ky mision nuk mund të organizojë zgjedhjet në Kosovë, ka zbehur mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në pjesët tjera të Kosovës, përveç dy komunave në veri.

Ministri për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka theksuar se institucionet serbe në Kosovë do të jenë aty për të ndihmuar serbët. Ai ka thënë se zgjedhjet lokale në Kosovë nuk janë organizuar që pas bombardimeve e deri në vitin 2008, e megjithatë komunat serbe kanë funksionuar normalisht dhe kjo do të bëhet edhe në të ardhmen.

Sipas Bogdanovic është interes i Serbisë që këto institucione të funksionojnë, përkundër faktit që shtete evropiane dhe SHBA-të janë kundër dhe kanë kërkuar nga Serbia të mos organizojë zgjedhjet lokale edhe në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)