Serbia: Nuk bëjmë lëshime për veriun
Beograd, 5 gusht - Beogradi zyrtar ka deklaruar se nuk do të bëjë lëshime kur bëhet fjalë për situatën në veri të Kosovës.
Zëdhënësi i qeverisë serbe, Milivojë Mihajlovic ka deklaruar se kryeministri kosovar Hashim Thaci po përpiqet të instalojë autoritetin e Prishtinës edhe në veri.
Ai e di mirë se cfarë dëshiron, por këtë e dinë edhe serbët që jetojnë atje. Mendoj se këtu nuk do të ketë lëshime nga qeveria serbe, ka pohuar Mihajlovic.
Zëdhënësi ka nënvizuar se kriza duhet të përfundojë sa më shpejt përmes arritjes së një kompromisi.
Ai ka shtuar se pala serbe do të refuzojë cdo zgjidhje që nuk do të jetë në interesin e saj dhe se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.