Serbia negocion me secilin përfaqësues që zgjedh populli
Beograd, 11 janar - Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic ka thënë se Beogradi është i hapur për dialog me Prishtinën dhe se do të negociohet me secilin përfaqësues që e zgjedh populli i Kosovës.
I pyetur nëse Hashim Thaçi do të jetë pjesëmarrës legjitim në këtë dialog, Ivanovic ka thënë se për Beogradin edhe kryeministri në largim i Kosovës është legjitim.
Por, ai ka vlerësuar se Thaçi personalisht nuk do të merr pjesë në bisedime ngase Prishtina patjetër duhet të dërgojë në negociata ekipin e përbërë nga ekspertë dhe profesionistë.