11 Janar 2025

Serbia nderon të rënët nga sulmet e NATO-s

Beograd, 24 mars - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, sot në 14 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, ka vendosur kurorë në përmendoren e pjesëtarëve të ushtrisë së ish Jugosllavisë, në komunën beogradase, Rakovica.

“Kanë kaluar 14 vite nga bombardimet e Jugosllavisë dhe në ditën e sotme, të gjithë duhet t’i përkujtojmë ata, që e dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut”, u tha Daçiq gazetarëve, pas vendosjes së kurorës.

Mëtutje, ai ka theksuar se Serbia, në të ardhmen, duhet të ketë politikë të tillë, e cila qytetarëve të vet u siguron që të jetojnë në vendin e tyre, e jo të vdesin për të.

“Problemet që kanë ekzistuar në të kaluarën, ekzistojnë edhe sot dhe për këtë arsye është e nevojshme pajtueshmëria e plotë e të gjithë faktorëve politikë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, tha Daçiq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)