29 Dhjetor 2024

Serbia mund të kërkojë konferencë ndërkombëtare për Kosovën

Beograd, 5 tetor - Në kuadër të përpjekjeve për të zgjidhur problemin e Kosovës, Serbia mund të propozojë mbajtjen e një konference ndërkombëtare të tipit të Dejtonit, raporton Novosti.

Sipas kësaj gazete ideja po qarkullon jozyrtarisht në qarqet e qeverisë serbe ndërsa një mundësi të tillë e ka përmendur, në fakt, edhe zv/kryeminsitri serb Ivica Daqiç.

“Më mirë është të organizohet një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të hapej tema e ekzistencës të dy Kosovave, një serbe e një shqiptare, dhe se si mund të arrijmë një kompromis historik”, ka thënë Daqiç.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi ka folur për një “përmbyllje historike të së kaluarës me Serbinë”.

BE-ja nuk e ka ndërmend të nisë dialog pa rënë më parë dakort me palët, por në Beograd ka përkrahje për këtë, kurse ne Prishtinë politika është e ndarë. Gjermania dhe Franca mendohet se mund të jenë organizatore të një konference ndërkombëtare për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)