Serbia miraton platformën për Kosovën
Beograd, 9 janar - Qeveria e Serbisë ka miratuar tekst rezolutën si dhe dokumentin tjetër, që përmban instrumente të qarta për vazhdimin e dialogut dhe do të jetë obligativ për negociatorët, në këtë rast për kryeministrin Ivica Daçiq.
Në këtë takimi pjësmarres ishte edhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq
Serbia në seancën e qeverisë ka treguar se qëndron prapa dokumentit me gjithë kufiziimet që i ka secili nga ne kur është fjala për Kosovën, ka thënë Nikolliq në konferencën për gazetarë.
Platforma ka të bëjë me bisedimet politike me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Ndërsa më 11 janar pritet të mbahet një seancë e Kuvendit, ku do të shqyrtohej rezoluta për Kosovën.