Serbia merr statusin e vendit kandidat për në BE
Bruksel, 2 mars - Udhëheqësit e Bashkimit Evropian i kanë dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Gjatë shpalljes së vendimit, Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy inkurajoi vendin të vazhdojë reformat si në fushën politike ashtu edhe në atë ekonomike për të arritur standardet e BE-së për anëtarësimin.
Ne sonte u pajtuam për ti dhënë Serbisë statusin e vendit kandidat për BE. Kjo është një e arritur e mrekullueshme dhe është rezultat i përpjekjeve të demonstruara nga të dy palët në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Shpresoj se kjo do ta inkurajoj Serbinë për ndërmarrjen e përpjekjeve të mëtejshme me synim që ti plotësoj kriteret politike dhe ekonomike për anëtarësim në BE. Po ashtu, shpresoj se Beogradi do të vazhdoj ta mbështesë bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor, tha Van Rompuy.
Serbia aplikoi për anëtarësimin në BE në vitin 2009, dhe çështja e Kosovës ishte pengesa kryesore për të marrën statusin kandidat.
Kosova shpalli në mënyrë të njanëshme pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi ende e konsideron territorin e një province serbe.