12 Janar 2025

Serbia me tri strategji për zbatimin e marrëveshjes

Beograd, 3 maj - Për të marrë datën e fillimit të nagociatave për në BE, kreu i shtetit të Serbisë është i vendosur që të gjejë një rrugë kompromisi me serbët e Kosovës.

Kreu i Serbisë për të realizuar procesin e nisur për në BE do të veprojë në tre drejtime shkruan e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”.

1.Të arrihet marrëveshja me serbët e Kosovës, në mënyrë që të mënjanohen të gjitha pengesat për zbatimin e Marrëveshjes në terren

2.Që në vazhdim të negociatave rreth vënies në jetë të planit të nxjerrë kushte sa më të favorshme për Serbinë

3.Që sa më parë të hapen e të arrihen së paku parimisht marrëveshje rreth çështjeve të tjera që kanë mbetur pa u zgjidhur – energjetika, telekomunikacioni, pronat, kthimi i të zhvendosurve...

Brenda disa javëve strategjia e Beogradit do të marrë jetë pasi pikat konsiderohen vendimtare për zbatimin e marrëveshjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)