10 Janar 2025

Serbia me kryenegociator të ri, Kosova ende me Editën

Beograd, 21 shtator - Autoritetet serbe kanë zgjedhur kryenegociatorin e ri për bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, derisa Qeveria e Kosovës akoma nuk është deklaruar se si do të veprojë me bisedimet e reja dhe a do t`i vazhdojë ato akoma kryenegociatorja e deritanishme Edita Tahiri.

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e djeshme e ka caktuar për kryenegociator Dejan Paviqeviqin (33 vjeç), jurist dhe drejtor aktual i Zyrës për Punë Profesionale e Operative në procesin negociator me Prishtinën, ndërsa është shkarkuar shefi i deritashëm i ekipit negociator, Borisllav Stefanoviq, dhe zëvendësi i tij, Vlladimir Joviçiq.

Ndërkohë, nga Qeveria e Kosovës pritet që javën e ardhshme të vendoset lidhur me çështjen e negociatave si dhe për vazhdimin ose jo të tyre nga kryenegociatorja e deritanishme Edita Tahiri. Kjo e fundit në disa raste ka qenë në shënjestër të kritikave të mediave dhe emri i saj ishte lakuar se do të ndrrohej nga Qeveria e Thaçit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)