11 Janar 2025

Serbia mban takim para takimit të 2 prillit

Beograd, 1 prill - Në Beograd, udhëheqësit më të lartë shtetëror do të mbajnë sot edhe një takim, para raundit të ardhshëm të bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Të martën, më 2 prill, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, takohen me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton.

Pas konsultimeve të sotme në Beograd, pritet që nënkryetari i qeverisë serbe, Aleksanda Vuçiq, të marrë vendim nëse do t’i bashkohet kryeministrit Daçiq në  Bruksel.

Kreu shtetëror serb ka mbajtur një takim të ngjashëm të premten që shkoi, pas të cilit Marko Djuriq, këshilltar i presidentit serb, pati thënë se situate “është dramatike sikurse që ka qenë para konferencave në Dayton dhe Rambouillet”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)