Serbia lobon për ndarjen e Kosovës

Beograd, 25 tetor - Serbia po zhvillon negociata intensive me Gjermaninë dhe SHBA-të për statusin e Kosovës dhe ndarjen e saj, duke pretenduar veriun e Kosovës.
Kjo bëhet e ditur nga burime qeveritare serbe për mediat e huaja dhe ato vendore. Sipas tyre, autoritetet e Beogradit kanë ofruar si zgjidhje përfundimtare ndarjen e Kosovës, mirëpo siç thuhet ky propozim nuk ka qenë i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare.
Është e vërtetë se po bisedohet rreth kësaj, mirëpo negociatat janë shumë të vështira. Po kërkohet zgjidhje me fuqitë më të mëdha botërore, dhe jo me autoritetet e Kosovës, ka theksuar një burim zyrtar.
Presidenti serb Boris Tadiq sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani, dhe se lajmi i lansuar nga mediat është pikërisht mbi këtë temë.
ga ana tjetër, mësohet se janë ftohur marrëdhëniet dhe kanë lindur mosmarrëveshje midis kryetarëve të katër komunave me serb në veriun e Kosovës dhe presidentit Tadiq.
Mosmarrëveshjet kanë dalur në sipërfaqe nga ana e negociatorit serb, Borislav Stefanoviq, i cili deklaroi se kryetarët e komunave nuk dijnë se çfarë kërkojnë dhe se ata nuk duhet t`ia kthejnë shpinën Beogradit zyrtar.