12 Janar 2025

Serbia kundër kushtëzimeve për zbatimin e Marrëveshjes

Beograd, 24 prill - Ekipi i Serbisë për hartimin planit për implementim të marrëveshjes së Brukselit sot pritet të mbajë mbledhjen e vet të parë.

Para mbajtjes së kësaj mbledhje, siç njoftojnë medie të Beogradit, është arritur pajtimi i plotë se Serbia nuk do të pranojë më asnjë kusht ose presion për zbatimin e marrëveshjes.

Qeveria e Serbisë dje kishte marrë vendimin për formimin e ekipit për hartimin Planit për implementim të të Marrëveshjes së Parë për parimet e normalizimit të marrëdhënieve Beograd–Prishtinë.

Udhëheqës të ekipit janë këshilltari i kryetarit serb Marko Djuric, sekretari i Qeverisë serbe Velko Odalovic dhe drejtori i drejtori sekretariati republikan për jurisprudencë Dejan Djurgjevic, shkruan “Koha”.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur më 19 prill marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)