11 Maj 2025

Serbia, Kosovën me fusnotë e konsideron krahinë të saj

Beograd, 21 mars - Qeveria e Serbisë nëpërmjet një kumtesë i ka dhënë udhëzime përfaqësuesve të saj që do të marrin pjesë në takimet rajonale në të cilat para delegacionit të Kosovës, apo si thuhet ”institucioneve të përkohshme të Prishtinës” do të qëndrojë tabela në të cilën është shkruar ”Kosovo\".
 
Ndërsa nën të në të njëjtën tabelë teksti i fusnotës së miratuar në dialogun e Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjera në kumtesë, theksohet se delegacioni i Serbisë ëshë e detyruar të lexojë deklaratën në të cilën thuhet se delegacioni i Prishtinës është përfaqësuar në mënyrë strikte në përputhje me marrëveshjen për përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal dhe se Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë.

Në qoftë se organizatori nuk vepron në përputhje me këto udhëzime të delegacionit serb, ky i fundit është i detyruar të largohet nga takimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)