09 Janar 2025

Serbia: Kosova po u bën presion serbëve

Beograd, 10 mars - Qeveria serbe ka akuzuar atë kosovare se kërkon të ushtrojë presion ndaj serbëve duke u bërë atyre të pamundur punën në ndërmarrjet ku Prishtina nuk ka ndikim politik.

Deklarata është bërë nga Ministria serbe për Kosovën, pas arrestimit ditën e premte të disa punonjësve të Telekomit të Serbisë nga agjentët e Policisë së Kosovës.

Ministria serbe i ka kërkuar misionit EULEX që të marrë drejtimin e çështjes, pasi sipas saj arrestimet e dy punonjësve serbë janë tendencioze.

“Arrestimi është një tregues se Prishtina dëshiron të kryejë presion ndaj serbëve, duke u pamundësuar atyre kryerjen e punës në ndërmarrjet ku nuk ka ndikim politik”, ka deklaruar qeveria serbe.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka deklaruar për “REL” se dy personat u arrestuan një ditë më parë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, nën dyshimin se po kryenin tregti të paligjshme.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Telekomi i Serbisë, sikurse edhe insititucionet tjera serbe publike, veprojnë në Kosovë si struktura paralele dhe vazhdojnë të financohen nga Beogradi zyrtar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)