27 Dhjetor 2024

Serbia kërkon takim të OKB-së për veriun e Kosovës

Beograd, 27 korrik - Serbia ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar situatën në veri të Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se lidhur me këtë kërkesë, Beogradi ende nuk ka marrë përgjigje.
 
Nëse takimi aprovohet, Serbinë do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç, i cili aktualisht ndodhet për vizitë në Liban.

Ndërkohë që situata në vendkalimet kufitare 1 dhe 31 është e qetë, dhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës ,“ROSU” janë tërhequr nga kjo zonë, pasi kanë përmbushur detyrat e tyre.
 
Në pikat kufitare në veri të vendit janë duke qëndruar edhe njësitë e KFOR-it, të cilat janë duke dhënë përkrahjen për policinë e Kosovës, në punën e tyre të përditshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)